Presidenti Meta pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Për presidentin e Shqipërisë i cili është në fund të mandatit të tij, kjo do të jetë vizita e fundit zyrtare në shtetin e Kosovës, në cilësinë e presidentit. Ai pritet të zëvendësohet nga ish-ushtaraku Bajram Begaj, i cili i ka marrë votat e mjaftueshme nga Kuvendi i Shqipërisë, për t’u zgjedhur president i Shqipërisë.

Meta do të qëndrojë në Kosovë nga data 21 deri më 23 korrik, ku përveç me presidenten Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të veçantë, ku presidenti Ilir Meta do t’u adresohet deputetëve.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika