Presidenti ukrainas: ‘Libri i torturuesve’, themel i përgjegjësisë për ata që kryen krime

Presidenti ukrainas, Zelenskyy përmes një video-mesazhi ka thënë se 'Libri i torturuesve', i cili do të botohet në Ukrainë, do të shërbejë si themel i përgjegjësisë për personat që kryen krime në Ukrainë. Ai ka thënë se në këtë libër ka fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike kundër ukrainasve

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Ze;lenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një video-mesazh ka deklaruar se “libri i torturuesve”, i cili dokumenton krimet e luftës dhe kriminelët nga ushtria ruse, do të botohet në Ukrainë.

“Këto janë fakte specifike për njerëz të veçantë që janë fajtorë për krime specifike kundër ukrainasve”, ka thënë Zelenskyy.

“Libri i torturuesve është një nga themelet e përgjegjësisë jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës – ushtarëve të ushtrisë okupuese, por edhe të komandantëve të tyre”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Presidenti ukrainas ka shtuar se libri është themel i përgjegjësisë për ata që bënë gjithçka  në Ukrainë.

“Në Bucha, Mariupol, në të gjitha qytetet tona, në të gjitha komunitetet që ka arritur”, ka thënë Zelenskyy.

Si proces i parë gjyqësor për krime të luftës, që nga fillimi i pushtimit rus, po konsiderohet dënimi me burg të përjetshëm i ushtarit rus 21-vjeçar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika