Presidenti zviceran takohet me Kurtin: Kosova t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetëmenaxhimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit nga presidenti i Zvicrës, Alkain Berset, dhe në takim u diskutua për situatën në veri të Kosovës dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti zviceran takohet me Kurtin: Kosova t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetë-menaxhimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Zvicrës, Alkain Berset, i cili ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit kosovar përkushtim për të garantuar një shkallë adekuate të vetëmenaxhimit për komunat me shumicë serbe.

Siç bëhet me dije përmes një komunikate të lëshuar nga presidenca zvicerane temat e takimit ishin rreth situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti theksoi mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë. Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të politikanët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 22 tetorit atje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika