Presidentja dekoron William Walker, Tom Lantos, Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë Tom Lantos, Ambasadorin Daniel Fried, Josh Black dhe Mira Ricardel, të cilët i ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës.

E para e vendit ka thënë se përmes përpjekjeve të tyre të pandërprera dhe angazhimit të palëkundur për paqen, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës, ata janë disa nga aleatët amerikanë që kanë lënë një trashëgimi, e cila do të kujtohet gjithmonë me përulësi nga populli i Kosovës.

“Mbështetja e tyre ka formësuar të kaluarën tonë, fuqizon të tashmen tonë dhe frymëzon të ardhmen tonë! Për këtë kontribut, sot, në Uashington D.C., pata nderin që, në emër të Republikës së Kosovës, t’i dekoroj me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Ish-ambasadori amerikan, William Walker, gjatë vitit 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kishte dokumentar krimet e kryera në Masakrën e Reçakut.

Shija e redaktorit

Ish-kandidati për president të Turqisë: Rexhep Boja ishte i menqur...

Nëse vlerat njerëzore dhe niveli intelektual e patriotik përfaqësohen nga njerëzit me të cilët je shoqëruar, atëherë prania në Kosovë e akademikut turk, Ekmeledin...

Tërnava vlerëson kontributin e doktor Rexhep Bojës për BIK-un dhe...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në konferencën shkencore të organizuar për nder të ish-myftiut...

Në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të Kosovës, Rexhep Boja...

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) organizon një konferencë shkencore në nderim të ish-myftiut dhe ish-diplomatit të shquar të Kosovës, Rexhep Boja, i cili ka...

Të fundit nga rubrika