Presidentja e Hungarisë pritet me nderime të larta shtetërore në Kosovë

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, është pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zyrtar dhe me nderime shtetërore, presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.

Pas takimit, të dyja presidentet do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Hungarisë, Katalin Novak

Ndërkaq, për shkak të vizitës së presidentes së Hungarisë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Ndryshe, Katalin Novak, në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë grua e Hungarisë me mandat pesëvjeçar.

Ajo ka mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.

Kosova, kohët e fundit është vizituar edhe nga presidenti slloven, Borut Pahor.

Ai ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave dhe është një ndër vendet që është gërshetuar tashmë me vlerat evropiane. Ndërsa, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se duhet të ketë rezultat në implementimin e marrëveshjeve dhe jo vetëm pajtim në ato çështje.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Osmani ka thënë se Sllovenia vazhdon të jetë zë i fortë që ka mbështetur Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo shpreson që të ketë një vendim final në muajt e ardhshëm sa i përket çështjes së vizave, sepse siç thotë ajo, kriteret janë përmbushur që një kohë të gjatë.

Ndryshe, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas presidentëve të shteteve të rajonit ka marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brione.

Ajo ka thënë se asnjë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk është deklaruar kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ballkani Perëndimor ishte një ndër temat e diskutuara në samitin e 11-të të Brdo-Brione, në të cilin mori pjesë edhe Osmani krahas presidentëve të vendeve të tjera. Gjersa ka vlerësuar rolin e Sllovenisë dhe Kroacisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Osmani ka thënë se ky është momentumi më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave.

“Aktualisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian që na thotë se është kundër liberalizimit të vizave. Ky është momentum më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave. Pra momentumi është i shkëlqyeshëm dhe kemi mbështetjen e nikoqirit. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim për liberalizimin e vizave dhe pastaj në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor të ketë diçka më shumë. Me rëndësi është që ky proces të bëhet gjatë presidencës çeke të BE-së”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, Osmani ka përmendur edhe aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian, për të cilin ka thënë se shpreson që të pranohet nga secili shtet i BE-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika