Presidentja e Hungarisë të martën e viziton Kosovën

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, do të vizitojë këtë të martë Kosovën.

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, këtë të martë do ta vizitojë Kosovën, ku pritet të takohet me krerët e institucioneve të vendit.

E para që do të takohet me presidenten e Hungarisë, është Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila do ta presë në Aeroportin e Prishtinës.

Presidentja Katalin Novak, pritet të arrijë në Kosovë rreth orës 09:00, kurse rreth orës 09:20, ajo do të pritet me ceremoni shtetërore me homologen e saj në Kosovë, Vjosa Osmanin.

Ndërkaq, për shkak të vizitës së presidentes së Hungarisë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të dyja presidentet pritet të mbajnë një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika