Presidentja fton partitë politike për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për një takim në fund të korrikut, për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike për një takim të rëndësishëm në fund të këtij muaji.

Sipas burimeve të afërta me televizionin Dukagjini, tema e këtij takimi do të jetë caktimi i datës për zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbahet më 31 korrik.

Bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet e rregullta në vend duhet të mbahen në shkurt të 2025.

Deri më tani, zgjedhjet e parakohshme i kanë dashur të gjitha partitë (LVV, PDK, LDK e AAK), por nuk kanë mundur të gjejnë një konsensus se si të arrijnë deri te to.

Në maj të këtij viti, Partia Demokratike e Kosovës ishte e pajtimit që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. LDK-ja e AAK-ja dëshironin fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika