Presidentja hungareze, Novak: Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Hungaria do të bëjë gjithçka që është e mundur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, thotë presidentja hungareze

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka deklaruar se vendi i saj do të bëjë gjithçka për të integruar Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një postim në platformën “X”, Novak teksa ka qenë pjesëmarrëse në Samitin e Procesit të Berlinit, organizuar për të parën herë në Tiranë, jashtë kufijve të BE-së, ka thënë se në gjysmën e dytë të vitit 2024, do ta përshpejtojnë procesin.

“Hungaria do të bëjë gjithçka që është e mundur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe kur të marrim presidencën e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2024, do ta përshpejtojmë procesin”, thekson Novak.

Novak po ashtu shton se Hungaria dhe Bashkimi Evropian, ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkanit i nevojitet Evropa.

Ajo vuri theksin në stabilitetin e rajonit, i cili është i nevojshëm dhe shtoi se sa Evropa dhe as Hungaria, nuk mundet të jenë të sigurta, pa një Ballkan të sigurt.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika