Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Presidentja Osmani ka theksuar se dhënia e Urdhrit të Pavarësisë për Anne Marie Lizin është një nderim për kontributet e jashtëzakonshme të saj ndaj Kosovës dhe një shenjë e angazhimit të pandërprerë për lirinë dhe demokracinë e vendit

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar një ceremoni për dorëzimin e Urdhrit Presidencial për Kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin.

Me këtë rast, presidentja Osmani ia ka dorëzuar Urdhrin e Pavarësisë (post mortem) bashkëshortit të zonjës Lizin.

Në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo është vetëm një dëshmi e angazhimit të saj të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

“Ndonëse ajo nuk është më me ne, shpirti dhe puna e saj vazhdojnë të na frymëzojnë ndërsa ndërtojmë një Kosovë më të fortë”, potencoi Presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika