Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve sot në Kuvend

Këtë të premte do të mblidhet Kuvendi i Kosovës dhe në rend dite të seancës së sotme janë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme

Presidentja Vjosa Osmani

Sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Në rend dite të seancës së sotme janë pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Fillimisht do të diskutohet për shqyrtimin e Planit Vjetor të Përformancës për vitin 2024, të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Në seancën e sotme bëhet adresimi i presidentes së Kosovvës, Vjosa Osmani, ndaj deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës, në orën 11:00, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 3 dhe 9 nëntor 2023:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje,
Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhe 30 nëntor 2023:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
Votimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
Shqyrtimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë,
Propozimi i grupeve parlamentare për emërimin dhe zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës,
Emërimi i Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 nëntor 2023:

Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-245 për Artin dhe Kulturën,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendror të Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika