Presidentja Osmani uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram, bën thirrje për solidaritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar qytetarëve të Kosovës festën e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje për solidaritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës u ka uruar festën islame të Kurban Bajramit, të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!”, ka uruar ajo në Facebook.

Osmani ka bërë thirrje që kjo festë të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritet.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi sipas fesë islame, ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika