Presidentja Osmani falënderon Turqinë për mbështetjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë Forumit Diplomatik të Antalias.

Në një postim në Facebook, Osmani e vlerësoi këtë forum si një mundësi të rëndësishme për të thelluar raportet e Kosovës me aleatët dhe për të krijuar partneritete të reja.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, duke përmendur diskutimet me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin, si dhe takimet me partnerë të tjerë të rëndësishëm.

Osmani e theksoi se Kosova po fuqizon çdo ditë e më shumë pozitat e saj ndërkombëtare falë përkushtimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes së miqve ndërkombëtarë.

“Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë”, ka shkruar Osmani ne Facebook.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika