Presidentja Osmani i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik, përkohësisht detyrën e dorëzon te Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Zyra e Presidencës, ka njoftuar se me dy nëntor presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik.

Sipas njoftimit kjo është bërë pas rekomandimit të mjekëve dhe se operacioni është realizuar me sukses.

Në njoftim po ashtu, thuhet se për shkak të këtij intervenimi presidentja Osmani, ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe se nga tre nëntori Osmani do të vazhdoj ta ushtroj detyrën e saj në mënyrë të zakonshme.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhet në njoftim.

“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike”, vijon njoftimi.

Zyra e Presidencës, ka kërkuar mirëkuptim nga mediat dhe të respektohet privatësia e presidentes Osmani.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika