Presidentja Osmani merr pjesë në tryezën ekonomike në kuadër të vizitës në Tajlandë

Presidentja Osmani ka njoftuar se në kuadër të vizitës në Tajlandë është mbajtur tryeza e karakterit ekonomik në bashkëpunim me Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës. Në këtë tryezë është diskutuar për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të të dyja vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në tryezën ekonomike në kuadër të vizitës në Tajlandë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në kuadër të vizitës në Tajlandë, është mbajtur tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115 mijë e 417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë tryezë është diskutuar për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të të dyja vendeve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Tajlandë

Në këtë tryezë, prezente ishin biznese e shoqata nga Tajlanda, në mesin e të cilave, disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit.

Gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i cili bëri prezentimin për potencialin ekonomik të Kosovës para bizneseve tajlandeze.

E para e vendit, të premten e 24 qershorit, ka udhëtuar për në Tajlandë, ku edhe është takuar me kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha, me të cilin kanë diskutuar rreth gatishmërisë së dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët të të dyja vendeve.

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës dhe Prayout Chan-o-cha, kryeministri i Tajlandës

Pas vizitës në Tajlandë, Osmani do ta vazhdojë vizitën në Singapor, ku pritet të takohet me homologen e saj, presidenten Halimah Yacob, kryetarin e Parlamentit, Tan Chuan-Jin, ministren e Lartë të Shtetit për Zhvillim Kombëtar dhe Punë të Jashtme, Sim Ann dhe me ministrin e Lartë të Shtetit, Mohamad Maliki Bin Osman.

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit të Kosovës në këto dy shtete të Azisë Juglindore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika