Presidentja Osmani nderohet me çmimin “M100 Media Award” në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pranuar sot çmimin M100 Media Award, çmim që u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave europiane.

Në fjalën e saj Osmani dha mesazhe kundër luftës e kundër diktaturës, derisa u shpreh se liderët duhet të sigurohen që fëmijët të mos i përjetojnë kurrë tmerret që gjeneratat e mëhershme i kanë përkujtuar.

“Falemnderit, cfarë nderi për popullin e Kosovës së pari… më vjen keq që s’mund ta therm fjalimin në gjermanisht. Të qëndrosh para jush dhe të shohësh kampionë të demokracisë është një nder një që më më përul thellësisht. Mbrëmë e lexova në një libër, ku shoshte “çdo gjeneratë e fëmijëve i ofron njerëzimit një mundësi të rë për rindërtimin e rrënojave në botë”. Më kujtoi që gjenerata e fëmijëve në Kosovë, është gjenerata e parë që do rritet pa luftë. Duhet të sigurohemi që kurrë mos ta dijnë çfarë do të thotë e kundërta e paqes, e demokracisë, të sigurohemi që të mos i kalojnë ato që i kemi kaluar ne”, tha ajo.

Ajo e falënderoi Gjermaninë që bashkë me NATO-n e mbështetën Kosovën dhe i dhanë fund regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

“Kosova ka mësuar rëndësinë e aleancave të fuqishme të ndërtuar në vlera. Jemi kush jemi sot, sepse në 1999, Gjermania dhe aleatët e tjerë mbështetën vështirësinë për liri për t’i dhënë fund regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, tha ajo.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika