Presidentja Osmani në Mal të Zi për Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore

Presidentja Osmani, të hënën, do të jetë në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë, në të cilin do të marrin pjesë edhe Escobar e Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky samit do të ketë temën “Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan” të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga ShBA-të.

Më tutje, thuhet se në këtë konferencë, e para e vendit, Osmani do të jetë ndër folësit kryesor dhe në fjalimin e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit në aspektin e sigurisë, si dhe implikimet e luftës në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor.

Përveç Presidentes Osmani, në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe zyrtarë ndërkombëtarë, si i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, dhe ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa nga radhët e përfaqësuesve të rajonit, në këtë konferencë do të marrin pjesë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika