Presidentja Osmani në takim me Kryeministrin grek flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Greqi në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore , ka njoftuar se është pritur në një takim nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, duke e theksuar të nevojshëm mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja Osmani në takim me Kryeministrin grek flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është pritur në një takim nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin në politikën e jashtme.

Osmani ka theksuar se nevoja për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është edhe në kontekstin e sigurisë, sepse sipas saj vetëm kështu mund të garantohet avancimi i demokracisë në rajon dhe më gjerë.

“Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe integrimi euro-atlantik, duhet të shihen edhe nga prizmi i sigurisë, sepse vetëm kështu mund të garantohet avancimi i demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës, është duke qëndruar për një vizitë në Greqi, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

Po ashtu, Osmani ka thënë se me kryeministrin grek ka biseduar për thellimin e mëtejme bilaterale ndërmjet dy shteteve, raporton Portali D.

“Kënaqësi të mirëpritem në takim nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Diskutuam për thellimin e mëtejmë të raporteve tona bilaterale si dhe për bashkëpunimin mes demokracive në përballjen me situatën e rëndë të shkaktuar nga lufta ilegale e Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu, në takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis

Ndërkaq, në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim me nikoqirin e Samitit të SEECP-së, kryeministrin Mitsotakis, Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve tona.

“Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë Presidentja Osmani, duke përmendur gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë, thuhet në njoftim, transmeton Portali D.

Gjithashtu, presidentja Osmani dhe kryeministri Mitsotakis kanë biseduar edhe për luftën ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, dhe nevojën që demokracitë të qëndrojnë të bashkuara karshi sfidimit të vlerave euro-atlantike.

Osmani ka theksuar nevojën për vëmendje të partnerëve euro-atlantik për rajon, sidomos ndaj veprimeve që kanë për qëllim të destabilizojnë stabilitetin dhe paqen e fituar me mund në rajonin tonë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika