Osmani ngushllon homologen e saj sllovene për viktimat nga përmbytjet: Kosova e gatshme të ndihmojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar homologen e saj sllovene për viktimat që pësuan nga përmbytjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar homologen e saj sllovene, Natasha Musar, si dhe, popullin slloven për viktimat që humbën jetën, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, Osmani thekson se Kosova është e gatshme t’i dalë në ndihmë shtetit të Sllovenisë.

“Ngushëllime te sinqerta Presidentes, Natasha Musar, dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika