Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Iowa të SHBA-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka nisur vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vizite, përveç takimit zyrtar me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds, presidentja Osmani do të ketë takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.

Ndër të tjera, presidentja Osmani do të zhvillojë vizitë në Camp Dodge, kampin që ka një histori të pasur dhe që përdorët si një strukturë stërvitore për divizionet e ushtrisë amerikane, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca e Kosovës.

Në kuadër të vizitës në SHBA, presidentja do të takohet me kryetarët e Des Moines, Norwalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit.

Gjatë vizitës, presidentja Osmani pritet të ketë një diskutim në Drake University dhe adresim në DMACC.

Po ashtu, presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në ngjarjen e udhëhequr nga ambasadori Branstad, president i Fondacionit të World Food Prize, ku pritet ta dorëzojë edhe zyrtarisht çmimin e sivjetëm të World Food Prize.

Në fund të kësaj vizite presidentja do të ketë takim me mërgatën në ShBA.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika