Presidentja Osmani për Bujarin: Ikonë e fotografisë e dëshmitar i pashoq i historisë sonë të re

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen dhe bashkëpunëtorët e fotoreporterit Alban Bujari.

Osmani ka thënë se Bujari ishte ikonë e fotografisë dhe dëshmitar i pashoq i historisë sonë më të re duke dokumentuar të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Alban Bujarit, ikonës së fotografisë dhe dëshmitarit të pashoq të historisë sonë më të re”.

“Nëpërmjet objektivit, ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira, duke na lënë një arkiv të jashtëzakonshëm kujtese dhe historie. Nga momentet e para të luftës së UÇK-së, ai rrezikoi jetën e tij për t`ia treguar botës imazhet që dëshmuan luftën, sakrificën dhe vuajtjen e popullit tonë”, ka shkruar Osmani. 

Tutje ajo ka thënë se përmes fotografive të Bujarit masakrat gjatë luftës u bënë dëshmi të krimeve ndaj Kosovës para syve të botës. 

“Përmes fotografive të tij, masakrat në Prekaz, Reçak dhe Rogovë nuk mbetën vetëm plagë të kujtesës sonë, por u bënë dëshmi e krimeve ndaj Kosovës para syve të botës. Me profesionalizëm dhe guxim të rrallë, ai e bëri historinë të pavdekshme përmes imazhit, duke na lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika