Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke, të premten e 13 tetorit

Ambasadori Çek, Bohumil Mazánek dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek, të premten e 13 tetorit.

Presidentja Osmani e ka uruar ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Mazánek, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh pas vendimit të presidentit Çek, Petr Pavel, për ngritjen e raporteve diplomatike në nivel të ambasadorëve.

Në këtë takim, të dyja palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Presidentja Osmani e falënderoi për kontributin e dhënë nga Republika Çeke, lidhur me liberalizimin e vizave, si dhe e njoftoi nga afër ambasadorin lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të kryer në Kosovë nga ana e Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika