Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka diskutuar me ambasadorin gjerman Rohde për zhvillimet e fundit në vend dhe kanë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Në veçanti, është biseduar për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe u diskutuan mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

Po ashtu, në njoftimin për media nga Presidenca e Kosovës, thuhet se në këtë takim është diskutuar për pjesëmarrjen e Kosovës në COP28, konferencën kryesore globale për ndryshimet klimatike, si dhe hapat tutje pas kësaj pjesëmarrjeje historike të Republikës së Kosovës në nivel të kreut të shtetit.

Tutje, sipas njoftimit, ambasadori Rohde ka shprehur gatishmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në arritjen e objektivave që kontribuojnë në adresimin e sfidave klimatike në vend.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika