Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.
I ndjeri do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe bashkëveprimtarëve!”
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.
“I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën!”, thuhet në njoftimin e presidencës.