Presidentja Osmani sot takohet me zyrtarin e lartë amerikan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritet të takohet me Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot pret në takim ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson.

Ndryshe, siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do të takohet me presidenten si dhe partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Robinson, dje ka arritur për një vizitë në Kosovë. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës, për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

“Mirë se erdhe në Kosovë ndihmëssekretar Robinson!. Rrugës për në Kosovë, ndihmëssekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika