Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin, ka biseduar për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në veprimet e institucioneve të Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u “diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona, ashtu edhe SHBA, ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë demokratike dhe multietnike që është e integruar në strukturat euroatlantike, si dhe me sovranitet e integritet territorial të pacenueshëm”.
Ndryshe, Kosova ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian, që prezenca e Policisë së Kosovës të reduktohet për 25% në objektet komunale ku ata qëndrojnë.