Presidentja Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral Angelo Michele Ristuccia, të cilin e ka uruar për detyrën. Dhe i ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Angelo Michele Ristuccia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.

Ajo i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Tutje, Presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.

Ndërkaq, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë, kanë njoftuar nga zyra e Presidences.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika