Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad al-Shibani.

Në takimin e Osmanit me al-Shibanin flamujt e dy shteteve kanë qenë prezent mbi tavolinën e takimit, pavarësisht që Siria ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Osmani në një postim në Facebook ka paralajmruar se Kosova dhe Siria po hapin rrugën e bashkëpunimit duke shtuar se populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

“Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z.Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona”.

“Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në Turqi, ka takuar edhe presidentin turk, Reccep Tayip Erdogan.

Ajo po merr pjesë në forum me ftesë të presidentit Erdogan.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika