Presidentja Osmani tregon pse “nuk e lejuan” pjesëmarrjen e Konjufcës në takim

Presidentja, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar arsyet se pse në takimin e thirrur me partitë politike nuk ishte i pranishëm kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se kryeparlamentari Konjufca ka shprehur gatishmërinë të jetë në këtë takim, por për shkak se ftesa ishte në nivel të kryetarëve të partive politike, parimisht ai nuk mund të ishte i pranueshëm në takim.

“Nuk e kam parë që dikush e quajti bojkot mospjesëmarrjen e Konjufcës në takim. Sic e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve partive. Konjufca e ka shprehur gatishmërinë e plotë që të vijë, mirëpo meqenëse të gjitha partitë kanë qenë të informuara, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë, ai me mirëkuptim e ka zbatuar”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa për mungesën e Kurtit në takim, ajo ka thënë se arsyet nuk i di presidenca dhe për këtë duhet të pyetet vetë Kurti.

“Ne nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni drejtpërdrejt atë. Supozoj se është në zyrë”, ka vijuar ajo.

Osmani ka thënë se edhe Lista Serbe dhe partia e ministrit Elbert Krasniqi kanë munguar në takim.

Tutje, Osmani ka thënë se përcaktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parakohshme.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parakohshme. Se a kanë disponim partitë ta bëjnë këtë, është çështje e tyre. Sot nuk u dok një disponim të tillë, nëse dicka ndryshon do ta bëjmë të gjithë. Është vullnet i partive. Sa më herët që e dinë qytetarët se kur do mbahen zgjedhjet, aq më lehtë për qytetarët”, ka theksuar Osmani.

Presidenca se pranoi Konjufcën në takim: Ftesa ishte vetëm për krerët partiakë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika