Presidentja Osmani viziton veriun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po viziton për herë të parë veriun e Mitrovicës pas sulmit të 29 nëntorit, ku vizitoi Drejtorinë e Policisë së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ministri Xhelal Sveçla dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq - 31 dhjetor 2024, foto Doruntina Bylykbashi - TV Dukagjini.

Në prag të festave të fundvitit, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.

Osmani është parë së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Osmani gjatë kësaj kohe ka vizituar Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, dhe dy biznese shqiptare.

Qëllimi, sipas saj, është t’ju përgëzoj për punën e mirë dhe t’ju uroj festat e fundvitit.

Po ashtu, Osmani gjatë vizitës në veri është ndaluar edhe në një shtëpi në “Kroin e Vitakut”.

Kjo është vizita e parë e Osmanit në veri, pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, komunë kjo me shumicë serbe në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika