Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.
Osmani ka uruar që në këtë ditë të mbretërojë paqja, dashuria, respekti, solidariteti e toleranca.
Në njoftimin e zyrës së presidencës, Osmani citohet të ketë thënë se mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin.
“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt. Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë Osmani.