Gjatë vizitës së presidentes në qytetin e Pejës, Osmani së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin kanë bërë vizitë në shkollën fillore “8 Marsi”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari është shprehur se gjatë kësaj vizite ata kanë përcjellur mesazhin dhe dëshirën për jetë sa më të mirë për të gjithë fëmijët mbarë Kosovës.
“Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, vizituam shkollën fillore “8 Marsi” në Pejë, nga ku përcollëm mesazhin dhe dëshirën për jetë më të mirë dhe të gëzueshme për të gjithë fëmijët e qytetit tonë dhe mbarë Kosovës”, shkruhet në postimin e Muhaxherit.
Sipas tij, sinqeriteti, kreativiteti i fëmijëve e poashtu, edhe energjia e mirë që përçojnë ata duhet të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar të ardhmen e vendit.
Ndërkaq sot ditën e mërkurë të 1 qershorit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të vegjlit për ditën e tyre.
Osmani uron fëmijët në ditën e tyre: Ata janë pjesa më e bukur e shoqërisë sonë