“Presioni” ndërkombëtar për themelimin e asociacionit

Marrëveshja e vitit 2015 për asaociacionin ishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa në vlerësimin e instancës më të lartë të drejtësisë ishte konsatatuar që 23 pika shkelje Kushtetua e Kosovës

Ilustrim

Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, tash e 9 vjet mbetet një nga temat më të përfolura në Kosovë.

Krejt kjo pasi që marrëveshja e arritur fillimisht në vitin 2012 në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaci, nuk është zbatuar asnjëherë.

Por, tani pas 9 vitesh cdo ditë e më shumë ekspontet të fuqishëm të politikës ndërkombëtare, po kërkojnë që Kosova ta zbatoj këtë marrëveshje.

Një nga ta është edhe përfaqësuesi BE-së për Politikë të Jashtem dhe Siguri, Jose Borrell.

Një ditë më parë, ai ka deklarauar se Prishtina zyrtare duhet ta zbatoj këtë marrëveshje, që pos viti 2013 ishte negociuar edhe në vitin 2015.

Në këtë kohë, kryeminsitër i Kosovës ishte Isa Mustafa, ndërsa ai në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se përgjigja për moszbatimin e kësaj marrëveshje, nuk duhet të kërkohet në kohën kur Mustafa ishte shef qeverie.

“Sa e lexova, shkruante se Borell (në mënyrë eksplicite) kërkon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, të ratifikuar në Kuvend. Prandaj përgjigje mund të jap Kuvendi i asaj kohe ose qeveria e asaj kohe”, ka thënë Mustafa.

Pavarësisht se kush e hodhi firmën, asociacioni duhet të themelohet sipas analistit politik Artan Muhaxhiri.

Sipas tij Kurti nuk mund të rezistojë edhe gjatë ndaj duhet të gjejë formën e duhur ta implementojë këtë marrëveshje.

“Tema e asociacionit është bërë një mur që po e ndan Qeverinë e Kosovës jo vetëm me BE-në por edhe me aleatët tjerë, dhe shtetet e bashkuarata të Amerikës për fat të keq, seose egzitojnë qëndrime diametralisht të kundërta. Por dihet sa herë ka presione të tilla të kordinuara shumë të mëdha ato tema edhe realizohen në një mënyrë ose tjetër, kështu që qeveria e Koosvës most ë këmnbngulë në injorimin e kësaj teme”, ka shtuar Muhaxheri.

Por krejt mendim tjetër ka analisti serb Dushan Janjic.

“Në thelb deklarata nga Borell dje më duket vërtet e çuditshme. A është kjo gjuhë tipike burokratike? Shumë flasin, e asgjë nuk e thonë. Ai tha se po insistojmë në një zbatim pra implementim të marrëveshjes. Jo,  nuk mund ta detyrojmë Prishtinën ta bëjë këtë, kjo është qasje krejtësisht e gabuar. Unë mendoj se ai donte në të njëjtën kohë të kënaqte presionin e Vuçiq dhe vendeve të tjera, duke përfshirë qeverinë e tij, të cilët e shtynë atë të bënte diçka për zbatimin e asociacionit”, ka theksuar Janjic.

Sipas Dushan Janiq, edhe nëse Kosova e zbaton marrëveshjen për asaociacionin, Serbia nuk do ta njeh Kosovën.

“Të besosh se kur do të zbatohet asociacioni Serbia do ta njohë Kosovën është krejtësisht çmenduri. ? E dini, asociacioni i komunave nuk është teme e re. Cfarë është me të drejtat pronësore, çfarë me pacientët, çfarë me kujdesin social? Kush do të paguajë koston e privatizimit? Çfarë do të ndodhë me çështjen e sigurisë, bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë?” është shprehur Janiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika