Pretendimet “e paqëndrueshme” të Prokurorisë se Thaçi, Veseli e Selimi zbuluan detaje për dëshmitarë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar pezullimin e vizitave dhe komunikimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin nën pretendimin se ata kanë shkelur urdhrat gjyqësorë duke zbuluar informacione konfidenciale të dëshmitarëve. Avokati, Artan Qerkini, ka reaguar duke thënë se pretendimi i prokurorisë për ndikim në dëshmitarë përmes vizitorëve është i paqëndrueshëm

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka treguar arsyet se pse ka kërkuar nga trupi gjykues që, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, edhe me familjarë.

Prokuroria në Hagë ka treguar se ka incizuar bisedat në Qendrën e Paraburgimit dhe pretendon se, Thaçi, Veseli e Selimi, kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë nga dëshmitë e tyre për personat që i vizituan.

Për këtë Dukagjini ka biseduar me avokatin e akredituar pranë Dhomave Speciale të Kosovës (DhSK) me seli në Hagë, Artan Qerkinin.

Qerkni ka thënë se pretendimi i ZPS-së se Thaçi, Veseli kanë tentuar ndikojnë të dëshmitarët përmes vizitorëve është i “paqëndrueshëm”.

Pasi sipas Qerkinit, vizitat dhe takimet monitorohen dhe incizohen, kështu është e pabesueshme që nën këto rrethana të ndikojnë në dëshmitarë përmes vizitorëve.

“Sa i përket pretendimit se z. Thaçi, Veseli dhe Selimi kanë tentuar te ndikojnë në dëshmitarë përmes vizitoreve është i paqëndrueshëm sepse te gjithë te pandehurit e dine se bisedat me vizitoret dhe familjaret monitorohen dhe incizohen, prandaj nuk është e besueshme qe nën ekzistimin e këtyre rrethanave ata te tentojnë te ndikojnë ne dëshmitarë”, ka thënë Qerkini.

Gjithashtu, Qerkini ka treguar se ku bie ndesh kërkesa e Prokurorisë, që, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, edhe me familjarë.

“Kërkesa e ZPS për ndalimin e vizitave të familjarëve bie ndesh me nenin 4. 2 të Udhëzuesit të Punës Të Zyrës Administrative në lidhje me të paraburgosurit sipas së cilës ‘vizitat e familjarëve nuk mund te kufizohen në tërësi’, ka thënë Qerkini.

“Kufizimet mbi vizitat dhe komunikimet midis të paraburgosurve dhe personave të tjerë, ndër të cilat kufizime të përgjithshme ose kufizime për një rast të caktuar, janë të domosdoshme për arritjen e synimeve legjitime, si garantimi i sigurisë ose rregullit në objektin e paraburgimit, parandalimi i trazirave ose kryerjes së krimeve, mbrojtja e shëndetit, ose mbrojtja e mirëqenies, sigurisë, të drejtave ose lirive të të tjerëve. Kufizimet janë proporcionale në raport me synimet e lartpërmendura dhe nuk rezultojnë asnjëherë në ndalim tërësor të kontakteve me familjen”, thuhet në nenin 4. 2 në Udhëzuesin e Punës i Zyrës Administrative në lidhje me të paraburgosurit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika