Pretendon se është Faton Hajrizi, thërret në Debat Plus: Jam në Evropë, dua garanci nga shteti që s’do të më maltretojnë

Me pretendimin se është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës që prej 6 korrikut, është lajmëruar përmes telefonit në emisionin “Debat Plus”.

Ai ka mohuar akuzat duke thënë se nuk është kriminel derisa ka kërkuar garanci nga shteti që nuk do të maltretohet nëse kthehet në Kosovë.

“Për deklarata që më kanë quajtur kriminel, nuk jam, as nuk kam qenë kriminel i popullit tim. Unë e kam vrarë rusin, por jo shqiptar. Për çështjen e Drenasit, atë punë vetëm ma kanë ngjitur mua; atë krejt tjetër kush e ka bërë dhe ata e dinë mirë kush e ka bërë”, ka thënë personi që pretendon se është Faton Hajrizi.

Nga drejtuesi i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, i është kërkuar atij disa herë që ta hapë kamerën dhe të shfaqë vetën, por ai nuk ka pranuar.

Ai ka vazhduar me kërkesat e tij për garanci nga shteti, duke theksuar se nuk dëshiron të përballet me maltretime dhe trajtime të këqija në burg.

“Kush më garanton mua që nuk më maltretojnë, kush më garanton mua që nuk më fusin nëpër qeli? I vetmi burg që është sjellë mirë me mua është Dubrava. Unë dua një garanci nga dikush që nuk do të më maltretojnë, që nuk do të më fusin në qeli si më kanë rrahur më parë. Kurrë nuk kam pasur si aty në Smrekonicë; i kam pasur provokimet më të mëdha dhe nuk i kam bërë asgjë askujt”, ka theksuar ai.

Personi në fjalë, gjithashtu ka theksuar se nuk ndodhet më në Kosovë dhe se ka ikur për në Evropë menjëherë pasi doli nga burgu.

“Unë nuk ndodhem në Kosovë. Atë ditë që kam dalur nga burgu, kam ecur direkt jashtë Kosovës, për në Evropë” përfundoi Hajrizi në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika