Prezantohen posterat silkscreen dhe shkëputjet nga filmat si fotografi të çastit nga Galeria e Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës ka vazhduar me prezantimin e një serie të posterave silkscreen dhe shkëputje nga filmat që kryejnë funksionin e fotografive të çastit të historisë si pjesë e projektit "Palimpsestet e Historisë"

Galeria Kombëtare e Kosovës ka vazhduar me prezantimin e një serie të posterave silkscreen dhe shkëputjet nga filmat që kryejnë funksionin e fotografive të çastit të historisë si pjesë e projektit “Palimpsestet e Historisë”.

Sipas njoftimit zyrtar, po ashtu mund të merrni nga një kopje të librave “Belbëzimet e Universalitetit” dhe “Limitet e Reprezentimit”.

“Belbëzimet e Universalitetit” i bën bashkë shkrimet polemike të Shkëlzen Maliqit mbi prodhimet e Kosovafilmit nga mesi i viteve tetëdhjetë, me parathënien kritike nga Tevfik Rada. Limitet e Reprezentimit është përkthimi i parë në anglisht i kritikës së Gani Bobit për manipulimet në media në lidhje me Kosovën në fund të viteve tetëdhjetë, së bashku me analizën e gjerë të Sezgin Boynikut për filmin eksperimental të Srđan Karanovićit “Një film Pa Titull”, realizuar në vitin 1988 ku flitet për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika