Prezantohet programi shtetëror për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, së bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë prezantuar programin shtetëror për manifestimin e dy datave të rëndësishme për historinë e Kosovës, 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“25 vite më parë gurthemeli i Kosovës u vendos në Prekaz, ku Jasharajt u flijuan për liri. 15 vjet më parë në Prishtinë u ngritën shtyllat e Kosovës tonë me pavarësi dhe Kushtetutën Republikane e Parlamentare. Sivjet e kemi një vit jubilar, është 25 vjetori i Epopesë dhe 15 vjetori i Pavarësisë. Festa këto jo vetëm për Kosovën por për krejt shqiptarinë. Ne që vijmë më pas e kemi për detyrë t’i ngrejmë muret e Kosovës si vend i qytetëruar , demokratik, punëtor ku avancon kultura dhe ekonomia”, tha Bislimi.

Çeku ka prezantuar logon që i dedikohet 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë që sipas tij ka motive të ngjyrave të flamurit të Kosovës, nga ngjyrat kombëtare dhe pjesa tjetër lihet me ngjyrat shprese ndjellëse dhe optimiste për të  tashmen dhe të ardhmen.

Logoja që i kushtohet 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka motive ngjyrat dhe simbolet kombëtare dhe në qendër tri figurat kryesore të kësaj beteje të Epopesë së UCK-së, gjithnjë në frymën dhe të një lloj vazhdimësie të reprezantimit të logos së Epopesë edhe nga vitet e kaluara.

“Programi i tërësishëm është i përbashkët, që fillon më 9 shkurt dhe përfundon më 12 mars, është një program 30 ditor ku çdo ditë do të ketë aktivitete, ku do të ketë homazhe, nderime, parakalim të FSK-së, turne e kampionate në sport, aktivitete muzikore, shfaqje filmi, teatri, baleti, ekspozita, promovim librash e të tjera”, tha ai.

“Do të ketë shumë pritje zyrtare shtetërore të cilat janë të shpërndara në kalendarin një mujor, do tëj etë në 43 konsullata, ambasada dhe zyra ndërlidhëse të Kosovës, do të jenë pritje shtetërore zyrtare. Programi total i përgjithshëm është i përmbledhur në një faqe prezantim dhe i liston aktivitetet që do të organizohen gjatë 1 muaj manifestime”, shtoi ai.

Më 17 shkurt:

Fillon në 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në 08:20 bëhet ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës dhe vazhdohet me nderime te monumenti i të pagjeturve për të pasuar me homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova, homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaqi dhe homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Në orën 10:30 fillon interpretimi i Filharmonisë së Kosovës brenda sallës solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në orën 11:00 menjëherë pas interpretimit të Filharmonisë mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në orën 11:20 bëhen nderime te monumenti i Policëve të rënë në detyrë dhe gjithashtu pas asaj vazhdohet me nderime të Monumenti “Heroinat”.

Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës do të mbahet në sheshet qendrore të Prishtinës dhe fillon në orën 12:00 me datë 17 shkurt.

Në pasditën e 17 shkurtit pas parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë do të bëhet ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar të Kosovës në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Në orën 17:00 bëhet pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës, ndërsa koncerti i Pavarësisë i organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) në sallën “1 Tetori” do të fillojë në orën 20:15.

Dhe gjatë 17 shkurtit në disa nga përfaqësitë tona diplomatike nëpër botë do të ketë edhe pritje zyrtare dhe ngjarje muzikore.

 

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika