Njëri nga faktorët kryesor të rritjet se krimit në kryeqytet është prezenca dhe koncentrimi i Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Kështu ka deklaruar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili kërkon prezencë më të madhe dhe më të rreptë të Policisë në Prishtinë – pas ngjarjes së fundit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një incidenti me armë zjarri në mes dy grupeve në Kolovicë.
“Kur folim për sigurinë në Kosovën krejt populli po mendon për veriut, ndërsa në Prishtinë nuk ka ditë që nuk vrahet apo plagoset dikush. Dhe mendoj që është e papranueshme që në Prishtinë të mos kemi prezencë më të madhe në lokacione të ndryshe të Policisë, të njësive të saj elite. Nuk mjaftojnë vetëm patrullat, mirëpo mjafton që Policia të ketë plane operative edhe një sit ë reagimit të shpejt dhe njësite hetuese që këto ngjarje të mos na ndodhin”, ka thënë Qalaj në “FIVE” të Dukagjinit.
Qalaj ka kërkuar edhe ashpërsime të dënimeve nga gjykatat për recidivistët.
“Prishtina ka pasur grupe gjithmonë, ka pasur individë gjithmonë. Janë trajtuar mjaftë mirë, dhe janë dënuar në gjykata. Pastaj e vuajnë dënimin dhe lirohet dhe pastaj mirren me veprimtari kriminale. Dhe mendoj që vetëm prezencë më madhe e policore dhe një reagim me shpejtësi do të zvogëlojë. Mendoj që Policia por edhe Prokuroria dhe Gjykatat, se kur ke një person që ka kryer disa vepra penal dhe dënimi duhet të jetë më i madh.
Është një nga faktorët kryesor (prezenca e madhe e Policisë në veri). Mirëpo edhe se si e sheh drejtori i përgjithshëm ndaj këtyre akteve. Varet prej tij dhe stafit se si e harrojnë një plan operativ”, ka shtuar Qalaj.