Princ Leka, ka reaguar pas situatës të tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkak të barrikadave që janë vendosur nga grupet kriminale me urdhër të Serbisë.
Leka ka thënë se është duke vëzhguar me shqetësim situatën në Kosovë.
“Taktikat destabilizuese të orkestruara Moskë-Beograd rrezikojnë pasoja të paparashikueshme”, ka theksuar Leka në Twitter.
I am watching the situation in northern 🇽🇰 with concern. Moscow-Belgrade orchestrated destabilizing tactics risk unpredictable consequence. I condemn the criminal gang attacks on journalists/ Eulex and civilians. A stoic response and the return to the rule of law is the only way.
— Princ Leka (@princeleka) December 27, 2022
Më tej, ai ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve, organeve të sigurisë dhe civilëve që janë duke i shkaktuar bandat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq-it.
Ai ka përfunduar duke thënë se “një përgjigje stoike dhe kthimi në shtetin e së drejtës është e vetmja rrugë”.