
Prince Espreso pati një rrugëtim 4-ditor për në parkun e Gërmise për ti shoqëruar yjet e festivalit Sunny Hill dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë me aromën dhe shijen e tij.
Yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare si Dhurata Dora, Kida, Elvana Gjata, Ledri Vula, Dukagjin Lipa, Mc Kresha, Lyrical Son, Yll Limani, Getoar Selimi, Mahmood e shumë të tjerë.
Këta u shërbyen në menyrë speciale nga baristi Jetmir Maliqi që nuk i mjaftoi vetëm të bëjë kafenë por me mjeshtërinë e tij dhuroi përsosmëri në çdo filxhan duke krijuar art me pikturime të personalizuara.

Mjeshtri i kafesë Jetmir Maliqi është duke mbajtur trajnime për specialistët e kafesë, në PRINCE ‘ESPRESSO ACADEMY’, tashmë të hapur në fabrikën e kafesë në qytetin e Pejës.
Kjo akademi i plotëson kushtet dhe elementet europiane për të gjithë ata që në të ardhmen dëshirojnë të jenë profesionistë për sa i përket fushës së baristas dhe gjithçka që lidhet me kafenë.