Princesha Kate e bën paraqitjen e parë publike prej se u diagnostikua me kancer

FOTO:Hollie Adams/Reuters

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e ka bërë të shtunën paraqitjen e parë publike prej se u diagnostikua me kancer pas një operacioni pesë muaj më parë.

Kate kaloi me karrocë së bashku me tre fëmijët e vet pranë “Trooping the Colour”, një paradë ushtarake vjetore, e cila mbahet në qendër të Londrës për ta shënuar ditëlindjen e monarkut britanik.

Turma e mbledhur në rrugë brohoriti dhe e përshëndeti princeshën teksa ajo parakaloi.

Kate njoftoi të premten se do të merret pjesë në shënimin e ditëlindjes së Mbretit Charles, pasi ka shënuar përparim në tretmanin mjekësor, raporton Reuters.

Në mars, ajo zbuloi se po i nënshtrohej kimioterapisë për ta mjekuar një lloj të paspecifikuar të kancerit.

“Po bëj përparim të mirë, por siç e dinë ata që i nënshtrohen kimioterapisë, ka ditë të mira dhe ditë të këqija”, tha Kate në një komunikatë, duke shtuar se përballet edhe “me disa muaj të tjerë” tretman.

Kate shtoi se “ende nuk e kam kaluar rrezikun” dhe zyrtarët thanë se paraqitja e saj të shtunën nuk nënkupton se ajo i është kthyer plotësisht jetës publike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika