Princi Harry mund të padisë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për masat e tij të sigurisë

Harry dhe gruaja e tij Meghan humbën të drejtën për mbrojtje nga policia e Mbretërisë së Bashkuar, kur u larguan si anëtarë të familjes mbretërore dhe u transferuan në Amerikën e Veriut në vitin 2020. Ndërsa tani, princi dëshiron të paguajë personalisht për sigurinë e policisë kur të vijë në Britani dhe po sfidon refuzimin e qeverisë për ta lejuar atë

Princi Harry, Duka i Sussex

Princi Harry mund ta çojë qeverinë britanike në gjykatë për masat e tij të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë një gjykatës në Londër.

Harry dhe gruaja e tij Meghan humbën të drejtë për mbrojtjen e policisë së Mbretërisë së Bashkuar të financuar nga publiku, kur u larguan si anëtarë të familjes mbretërore dhe u transferuan në Amerikën e Veriut në vitin 2020.

Princi dëshiron të paguajë personalisht për sigurinë e policisë kur të vijë në Britani dhe po sfidon refuzimin e qeverisë për ta lejuar atë.

Gjykatësi Jonathan Swift ka vendosur të premten e 22 korrikut se çështja mund të shkojë në një seancë të plotë në Gjykatën e Lartë në Londër, pasi disa arsye të ankesës së Harry-t mund  të “krijojnë një çështje të diskutueshme”.

Por ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Harry dhe ish-aktorja Meghan Markle, janë matuar në Kështjellën Windsor në vitin 2019. Ndërsa avokatët e Harry-t kanë thënë se princi heziton të sjellë fëmijët e çiftit, Archie 3-vjeçar dhe Lilibet 1-vjeçar, në atdheun e tij sepse nuk është i sigurt.

Harry dhe Meghan Markle

Harry, i njohur gjithashtu si Duka i Sussex, ka thënë se ekipi i tij privat i sigurisë në SHBA nuk ka juridiksion adekuat jashtë vendit ose akses në informacionin e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, raporton euronews.

Avokatët e tij gjithashtu kanë argumentuar se një vendim i shkurtit 2020 që ka hequr sigurinë e tij të plotë mbretërore ishte i paarsyeshëm sepse Harry nuk u lejua të bënte “përfaqësime të informuara paraprakisht”.

Ndërsa qeveria britanike ka thënë se vendimi i komitetit ishte i arsyeshëm dhe se nuk është e mundur të paguhet privatisht për mbrojtjen e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika