Një vizitë e tillë bëhet pas afro dy vjetësh të paraburgimit të Thaçit. Kjo vizitë ishte përmendur edhe gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Burojë të Skenderajt.
Ndërkaq të premten, vizitën e prindërve të Thaçit e ka konfirmuar edhe Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit.
Ndryshe, Më 13 korrik të vitit 2022, do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Gjatë kësaj konference pritet që të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.