Prindërit në rolin e asistentit për fëmijët me nevoja të veçanta, komuna rihap konkursin

Disa prindër po detyrohen të mbajnë orët e mësimit me fëmijët e tyre me aftësi të veçanta e kjo si shkak i mungesës së asistentëve. Prindërit nuk besojnë se kërkesat e tyre do realizohen gjersa nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës thonë se kanë rihapur konkursin për 6 asistentë. I njëjti do jetë i hapur 15 ditë

Fëmijën e saj me nevoja të veçanta e sjell në shkollë çdo ditë e për dallim nga të tjerët prindër, i duhet të qëndrojë me të gjatë gjithë kohës.

Kjo sepse për të nuk ka asistent, ndonëse parashihet me ligj që të iu ofrohet fëmijëve të kësaj kategorie.

E mes lotësh, ajo gjen vullnetin të jetë afër fëmijës në një stimulim të këtij lloji.

‘Mua automatikisht më ka bërë të merrem vetëm me këtë fëmijë, jo me të tjerët. Kanë shumë nevojë për asistent, do e lehtësonte punën shumë. Edhe fëmija im do e kuptonte se nuk është nëna e cila duhet të merret me çdo gjë, që në jetë duhet të kemi edhe persona të tjerë afër me ndikim te fëmija. Ndikojnë edhe të tjerët, dhe jo vetëm fjalët e nënës. Ne si nëna jemi edhe më të ndjeshme. Mund të ketë diçka që mendojmë se po e bëjmë shumë mirë e ndoshta është gabim për të. Kështu që asistentja është e nevojshme, i di nevojat e fëmijës”, ka thënë nënë e një fëmiut me aftësi të kufizuara.

E kur pyetet se a do t’i realizohet kërkesa për një asistent për fëmijën, ajo bindjen e ka nga zhgënjimi i deritanishëm.

”Se di ç’ka të them, në Kosovë ka gjithmonë premtime por kurrë realizime. Prindërve dua të iu them të jenë të fortë dhe ta ngrisin zërin bashkë, kurdo që të jetë nevoja”, ka deklaruar Nënë e një fëmiu me aftësi të kufizuara”, ka thënë Nënë e një fëmiu me aftësi të kufizuara.

Fëmija i zonjës një fjalë është njëri ndër 39 fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën “Daut Bogujevci”, e në të cilën të punësuara janë 3 asistente.

Dikur në rolin e asistentes ishte edhe Selvie Tërnava e cila asistonte dy fëmijë me nevoja të veçanta, brenda një klase.

E pavarësisht se në mungesë të tyre rolin po e marrin prindërit, ajo thekson se roli i asistentit mbetet i pazëvendësueshëm.

”E mëson një rrjedhë të punës, e ndjenë veten të pranishëm. Mëson klasën dhe rendin e saj, janë elementaret që i mëson. Ndihet i përkrahur emocionalisht në bazë të nevojës që e ka, hyn pjesa akademike për planin që përcaktohet për të…për mësimdhënësin është shumë më e lehtë. Prindi përpiqet ta japë më të mirën brenda klase, por se sa do të zë brenda klase fëmiju është temë tjetër. Në klasat e para kemi 5 raste, të tjerat në shqyrtim. Shtimi i numrit të fëmijëve me nevoja të veçanta shton edhe nevojën për rritje të numrit për asistentë”, ka deklaruar Selvie Tërnava, psikologe në shkollën “Daut Bogujevci”.

E në përgjigje të kësaj kërkese, komuna ka rihapur konkursin për këto pozita.

”Numërojmë 75 fëmijë me nevoja të veçanta në të gjithë komunën, në shkolla fillore e të mesme. Kemi hapur konkurs duke tentuar t’i marrim 10 persona duke dit që vetëm 6 i kemi pas në të gjithë komunën. Si shkak i mungesës së kuadrove, kemi arrit t’i rekrutojmë vetëm katër. Sot e kemi rishpall konkursin duke tentuar t’i rekrutojmë edhe 6 të tjerë. E kam fjalën për kualifikimin, se kërkohet që të jetë të kualifikuar me nivelin 5, Pearson, formë e specializimit e kërkuar”, ka deklaruar Fatlum Berisha, drejtor i arsimit në Fushë Kosovë.

Konkursi do jetë i hapur 15 ditë. Në Komunën e Fushë Kosovës, me nevoja të veçanta numërohen 75 fëmijë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika