Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes e quan Vuçiqin, kryetar shteti analfabet

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Aleksandër Vuçiqin një kryetar shteti analfabet

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili të shtunën tha se Serbia do të detyrohej të merr vendime të ndryshme, ku përmes tyre do të dërgojë pagesat për serbët e Kosovës.

Sadriu e ka quajtur Vuçiqin një kryetar shteti analfabet.

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, ka thënë Sadriu.

 

Ndryshe, Vuçiq, ka thënë se do të kërkojë mënyra alternative se si të dërgohen pagesat te qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.

Kështu është shprehur ai në një konferencë për media, të shtunën e dy marsit, ku pretendoi se tri gjëra po priten nga Serbia.

“Në periudhën në vijim do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë. Askush nuk po ngutet për këtë çështje”.

Vuçiq për çështjen e dinarit: Do të gjejmë zgjidhje alternative se si t’iu dërgohen paratë serbëve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika