Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Presidentja Osmani është duke u shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu i cili së fundmi ka publikuar disa fotografi në rrjetin e tij social Facebook.
Mbreti Charles III ka arritur në Westminister Abbery për të nisur ceremoninë e kurorëzimit.
Kjo ceremoni shënon kurorëzimin e parë në 70 vjet.
Së bashku me bashkëshorten, i njëjti ka udhëtuar me karrocën mbretërore gjersa shoqëroheshin me brohorima nga qytetarët.