Prishtina dhe Peja në betejat e dyta të gjysmëfinales

Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinales

Këtë javë do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale të ‘play-offit’.

Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, pas fitores së takimit të parë të cilin e fituan bindshëm therandasit 73-48.

Kampioni do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë, kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.

Në garat e rregullta, Ylli kishte rezultuar si lider me 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit në vendin e pestë me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në katër përballjet direkte fitore kanë shënuar therandasit.

Gjysmëfinalja e dytë mes Trepçës dhe Pejës pritet të jetë e ‘zjarrtë’ si ajo e para, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve 75-68. Interesimi është i jashtëzakonshëm në Mitrovicë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme në takimin e parë, dhe kështu pritet edhe të enjten mbrëma.

Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, me 19 fitore e shtatë humbje, kurse pejanët në vendin e tretë, me 18 fitore e dhjetë humbje.

Në ndeshjet direkte në elitë, tri fitore kanë mitrovicasit ndaj një fitore të pejanëve. Trepça e kishte mundur Pejën edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Skuadra e cila shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika