Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës

Klubi Futbollistik, Prishtina, ka triumfuar në Kupën e Kosovës pas fitores 2-0 kundër Gjilanit në finale

Pamje nga ngritja e trofeut nga kapiteni i Prishtinës, Gledi Mici dhe kryeministri Albin Kurti.

Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në futboll pas një fitoreje 2-0 në finale kundër Gjilanit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas tri vjetësh, klubi bardhekaltër e ktheu një trofe në kryeqytet. Në ndeshjen finale, ekipet luajtën një lojë të baraspeshuar, por Prishtina ishte më kreative në sulm dhe i shfrytëzoi rastet e krijuara për të shënuar golat në pjesën e dytë të ndeshjes.

Genc Hamiti shënoi gol për Prishtinën në minutën e 68-të me një gjuajtje të fortë, pas asistimit të Mërgim Pefqelit.

Në minutën e 76-të, Mërgim Pefqeli vulosi fitoren e Prishtinës me një supergol nga 25 metra.

Prishtina fiton Kupën e Kosovës pas fitores 2-0 kundër Gjilanit.

Gjilanasit u përpjekën të ndryshonin fatin e ndeshjes në minutat e mbetura, por goli i shënuar nga Mevlan Zeka në minutën e 87-të u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, për shkak të pozitës jashtë loje.

Në fund të ndeshjes, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ndanë medaljet për ekipet finaliste dhe trofeun për kapitenin e Prishtinës, Gledi Mici. Kjo është fitorja e tetë për Prishtinën në Kupën e Kosovës.

Në fund, medaljet për ekipet finaliste dhe trofeun për kapitenin e Prishtinës Gledi Mici i ndanë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i FFK-së Agim Ademi. Për Prishtinën, ky është trofeu i tetë në këtë garë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika