Prishtina i numëron sukseset, synojnë playoff-in

Klubi Basketbollistik, Sigal Prishtina ka numëruar sukseset që kanë prekur gjatë këtij sezoni, ndërsa synojnë ta mbyllin sezonin në mënyrë perfekte

Klubi i Basketbollit, Sigal Prishtina është duke u kthyer në majat e basketbollit kosovar.

Sigal Prishtina e përmbylli edicionin në vendin e parë, ndërsa fitorja e fundit ishte ndaj Ponte Prizrenit.

Te prishtinasit më i miri ishte Both Gach me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur MVP i kësaj xhiro.

Ai u ndihmua nga Rezart Memedi me 26 pikë, një kërcim dhe tri asistime. Memedi ishte i saktë tetë herë për tri pikë nga nëntë tentime.

Sigal Prishtina i ka rënditur disa të arritura gjatë këtij stinori”

  • Më së shumti fitore (22)
  • Sulmin më të mirë- më së shumti pikë të shënuara (2300)
  • Mbrojtjen më të mirë- më së paku pikë të pësuara (1919)
  • Koshdallim më të madh (381)
  • Ti mposhtë të gjitha ekipet kundërshtare me mbi 20 pikë diferencë” janë disa nga pikat ku i kanë cekur.

E tash, ata synojnë ta mbyllin sezonin në mënyrë perfekte.

“Tani e presim përkrahjen më të madhe nga kryeqyteti, Plisat dhe dashamirët”, kanë theksuar KB Prishtina.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika