“Prishtina – komuna më transparente”

Indeksi i transparencës në qeverisjen lokale për vitin 2021 e rendit Prishtinën si komunën më transparente me 82.02 pikë nga 100 të mundshme

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI

Indeksi i transprencës në qeverisjen lokale për vitin 2021, e ka renditur Prishtinën si komunën më transprente, me gjithsej, 82.02 pikë nga 100 të mundshme, duke lënë pas komunën e Rahovecit me 80.97 pikë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Demokratik i Kosovës, i cili e ka lansuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2021.

Gjakova është renditur si komuna e tretë, me gjithsej, 80.27 pikë, pasuar nga komunat e tjera si Mitrovica e Jugut me 79.52 pikë, Lipjani me 78.72 pikë, Ferizaj me 78.08 pikë dhe Kaçaniku me 76.22 pikë.

Pos tyre, komuna e Pejës është vlerësuar me 75.87 pikë, duke lënë pas Drenasin me 72.10 pikë dhe Podujevën me 72.04 pikë.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit ka thënë se “përkundër rritjes prej 112 për qind të indikatorëve matës, komunat e Kosovës kanë arritur një transparencë të përgjithshme prej 56 për qind në politikat e përzgjedhura”.

“Edhe pse viti 2021 ishte një vit i zgjedhjeve lokale, për dallim nga viti 2017 kur për shkak të zgjedhjeve ishte neglizhuar transparenca komunale, Indeksi tregon se në vitin 2021 kishte rritje të transparencës duke krahasuar indikatorët e njëjtë me ata të vitit paraprak”, ka thënë ajo.

Sipas saj, viti 2021 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në prokurimin publik në nivel komunal.

“Kjo paraqet një rritje prej rreth 13% krahasuar me shtatë indikatorët e njëjtë të shtyllës – nga një mesatare prej 57% në 2020, në 70% në 2021. Një rritje prej 9% është shënuar edhe në transparencën buxhetore në të shtatë indikatorët e njëjtë nga 64% në 2020 në 73% në 2021”, ka shtuar ajo.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI

Metushi-Krasniqi ka potencuar se indeksi thekson nevojën e angazhimit të pushtetit lokal në rritjen e transparencës në lidhje me ndërmarrjet dhe organizatat publike, krijimin e instrumenteve për mbrojtjen e integritetit dhe raportimin e sjelljeve joetike.

Po ashtu, ajo ka theksuar nevojën për përditësimin e planeve të integritetit në komunat e Kosovës, si dhe një përkushtim më të madh për pjesëmarrjen e publikut në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes së nivelit lokal.

“Shqetësues mbetet fakti që kemi katër komuna me rezultat minimal nën 10 pikë, të cilat, rrjedhimisht nuk japin llogari ndaj qytetarëve, si dhe ndikojnë negativisht edhe në rezultatet përmbledhëse të politikave dhe në rezultatin e përgjithshëm të Indeksit”, ka shtuar ajo.

Sipas KDI-së, në mungesë të bordit të OSHP-së, nuk ka qenë e mundur analizimi dhe matja e katër indikatorëve që ndërlidhen me vendimet e këtij institucioni.

Michal Pisko nga Transparency International – Slovakia, ka thënë që kjo organizatë ka qenë aktive në nivel komunal për më shumë se 20 vjet, duke përfshirë renditjen e transparencës të 100 qyteteve më të mëdha dhe tetë rajoneve sllovake që nga viti 2010.

Sipas tij, këto vlerësime janë veçanërisht efektive në ofrimin e komenteve për përfaqësuesit komunalë, si dhe rritjen e angazhimit publik.

“Kjo natyrë konkurruese gjithashtu i motivon komunat të rrisin transparencën dhe të frymëzohen nga praktikat më të mira të përdorura nga fqinjët e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se niveli i qasjes në informacion është thelbësor për ekspozimin e praktikave të paqarta dhe për t’i mbajtur përfaqësuesit komunalë llogaridhënës.

Indeksi-i-transparences-ne-qeverisjen-lokale-2021-ALB-1-1.pdf

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika