Prishtina Mall Fashion Show  – Modë, Muzikë dhe Spektakël me 4,5 dhe 6 Prill

Prishtina Mall ka kënaqësinë të ftojë dizajnerët, studentët të gjithë dashamirësit e modës në Prishtina Mall Fashion Show që do të mbahet më 4, 5 dhe 6 prill, duke filluar nga ora 18:00. Ky është një eveniment i cili do të bashkojë stilin, kreativitetin dhe emocionin në një platformë unike që do të sjellë para syve të publikut mbi 40 brende ekskluzive ndërkombëtare dhe vendore që janë të pranishme në Prishtina Mall.

Fashion Show do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të parë koleksione të reja dhe të veçanta nga brendet më të njohura lokale dhe ndërkombëtare. Modelët/et do të shfaqin koleksionet e reja Pranverë/Verë 2025, duke ofruar një pasqyrë tërheqëse të trendeve më të reja. Pjesëmarrësit mund të shijojnë një atmosferë magjike ku moda dhe artet e tjera do të bashkohen për të krijuar një eksperiencë të paharrueshme.

Përveç pasarelave të modës, do të ketë aktivitete të ndryshme që do të ngjallin atmosferën dhe do të kënaqin të gjithë vizitorët. Muzika dhe performancat artistike do të shtojnë energjinë dhe vibrimin e ngjarjes, duke e bërë këtë event jo vetëm një shfaqje mode, por edhe një festë për të gjithë.

Në këtë Fashion Show Nuk do të mungojnë surpriza dhe aktivitete të tjera që do të mbajnë të ftuarit të angazhuar gjatë gjithë eventit.

Merrni pjesë në këtë ngjarje të mrekullueshme dhe bëhuni pjesë e një bote ku moda, muzika dhe argëtimi janë në qendër të vëmendjes!

Prishtina Mall – Krejt gjërat ma t’mira afër teje!

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika